Filmi "Nëntor i ftohtë" do të shfaqet për publikun kosovar - Insajderi
×
Kulturë

Filmi “Nëntor i ftohtë” do të shfaqet për publikun kosovar

Insajderi
13 November 2018 - 16:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas sukseseve ndërkombëtare dhe rrugëtimit të mahnitshëm, filmi “Nëntor i ftohtë” do të shfaqet edhe për publikun kosovar, shkruan KultPlus.

Filmi kosovar që është duke korrur suksese të shumta ndërkombëtare, do të shfaqet edhe për publikun kosovar.

“Nëntori i ftohtë” do të  nis shfaqjet në kinemanë Cineplexx në Prishtinë prej datës 17 nëntor.

Prej të njejtës datë do të shfaqet edhe në Dokukino në Prizren.

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara. Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina, është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark