Filmi nga Zvicra “Bashkimi United” sonte shfaqet në DokuFest - Insajderi
×
Kulturë

Filmi nga Zvicra “Bashkimi United” sonte shfaqet në DokuFest

Insajderi
04 August 2019 - 11:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkimi United” është në mesin e afro 20 filmave nga Zvicra që do të shfaqen në DokuFest, në Prizren.

Filmi është i metrazhit të shkurtër (10 minuta), me regji të Lasse Linder.

Përshkrimi i shkurtër i filmit është ky: në rrojtoren e tij, Bashkimi ndanë filozofinë e jetës me klientët e tij dhe shpalos projektin e tij të radhës: xhirimin e një filmi.

“Bashkimi United” do të shfaqet sot, me fillim nga ora 20:00 në DokuKino Plato.

Gjithashtu, sot në Dokukino Plato do të shfaqen edhe katër filma të tjerë të metrazhit të shkurtër: “Larg”, “Decision”, “Nëpër mendje” dhe “Toni and Bleri”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark