Filmi që përshkruan realitetin kosovar “Një Tregim Prishtine” arrin në Cineplexx - Insajderi
×
Kulturë

Filmi që përshkruan realitetin kosovar “Një Tregim Prishtine” arrin në Cineplexx

Insajderi
14 March 2019 - 16:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas suksesit të filmave të fundit Kosovar si Martesa, Diamanti dhe Nëntor i Ftohtë, filmi i radhës vendor qe arrin ne Cineplexx është Një Tregim Prishtine, i cili trajton një temë shumë prekëse të realitetit tonë.

Një Tregim Prishtine nga regjisorja e njohur Burbuqe Berisha pasqyron realitetin Kosovar me aktorët të dashur për publikun Donat Qosja dhe Teuta Krasniqi.

Një Tregim Prishtine është një film dramë i cili fokusohet në jetën e një çifti të klasës së mesme, Aurora dhe Ben me vajzën e tyre Fiona. Sfidat e tyre fillojnë kur Fiona është diagnostikuar me leukemi akute dhe ata duhet të gjejnë paratë për trajtimin e saj. Beni ndeshet me korrupsionin gjatë përpjekjes për të siguruar para për trajtim ndërsa Aurora lufton në mënyrën e saj për të mbledhur fonde për shërimin e Fionës.

https://www.facebook.com/cineplexxkosovo/videos/256288545260762/

Premiera e këtij filmi në Cineplexx do të jetë me 15 mars prej orës 19:15. Biletat tashmë janë në shitje dhe mund t’i blini cdo ditë pas orës 15:00 në arkat e Cineplexx.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark