Filmi ‘Roma’ sjell mijëra turistë në Meksikë - Insajderi
×
Kulturë

Filmi ‘Roma’ sjell mijëra turistë në Meksikë

Insajderi
29 January 2019 - 18:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Suksesi i filmit “Roma”, të regjisorit meksikan Alfonso Cuaron, ka bërë që të ndizet një pelegrinazh i vërtetë i fansave drejt rrugëve të qytetit të Meksikos, ku skenat edhe janë filmuar.

Xhirimet e filmit janë kryer mes 2016 dhe 2017, në lagjen “Roma Sur”, ku vetë regjisori ka kaluar fëmijërinë. Kur ka kaluar pak kohë nga premiera e tij, filmi meksikan mban tani 10 nominime për ceremoninë e çmimeve “Oscar”. Dhe kjo ka bërë që të jenë të shumtë turistët, por edhe gazetarët, që përshkojnë rrugët ku skena të filmit janë realizuar.

Shtëpia me numrin 22 në rrugën Tepejit është më e kërkuara. Ajo mban tashmë edhe një pllakatë ku shkruhet, këtu është filmuar “Roma”./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark