×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filmi serb me Cun Lajçin fiton në Festivalin e filmit në Napoli

    Insajderi
    02 October 2016 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Filmi  për të cilin aktori kosovar Çun Lajçi u kritikua që luajti rolin e një gjyshi shqiptar në një enklavë serbe, ka triumfuar në një nga festivalet e rëndësishme të filmit në Evropë, “Napoli Film Festival”, raporton Insajderi.

    “Enklava” është filmi i Serbisë i propozuar për Oscar, vitin e kaluar, në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, por që nuk arriti as të futej në listën e të nominuarve, por në kategorinë e filmit më të mirë në  Evropë dhe Mesdhe në festivalin e Napolit, është zgjedhur më i miri.

    Në film tregohet historia e një fëmije serb që detyrohet të shkoj nën përcjellje të tankeve serbe në shkollë, që është në një fshat të Kosovës, që serbët i quajnë enklava.

    Qasja e filmit në përgjithësi tregon shqiptarët që jetojnë në Kosovë si agresor dhe arsye pse serbët jetojnë ende në të ashtuquajtura “enklava”.

    Aktori kosovar Çun Lajçi ishte kritikuar pikërisht se ka luajtur në një film me qasje të tillë.

    “Mua nuk me intereson se si e qysh doli filmi, mua me interesoi se si do të paraqitet shqiptari në filmin serb dhe ai rol asht vërtetë dinjitoz. Mua me vjen keq që shqiptarët presin që armiku të bëj filma të mirë për Neve apo serbet të presin se shqiptarët do të bëjnë filma të mirë për Serbinë”, kishte thënë Lajçi në reagimin e tij./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark