Filmi i zhanrit dokumentar i prodhuar në Serbi, në të cilin shfaqen imazhet e presidentit të tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të tjera të ushtarëve të UÇK-së, do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Moskës.
Filmi me regji të Aleksandër Djuroviç flet për vuajtjet e serbëve në Kosovë, dhe propagandon me historinë dhe kulturën e Kosovës.
Filmi përbën imazhe të ish-udhëheqësit të delegacionit të Kosovës në Rambuje, i cili nënshkruan marrëveshjen për futjen e trupave të NATO-s në Kosovë, me sekretarën amerikane të shtetit, Madleine Albright.
Dokumentari do të shfaqet më 27 qershor në Moskë. /Insajderi.com