Filmit "Martesa" i ndahet një çmim - Insajderi
×
Kulturë

Filmit “Martesa” i ndahet një çmim

Insajderi
04 January 2019 - 10:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbarë e ka nisur vitin ekipi i filmit “Martesa”, pas nominimit për çmimin “Oscar” ky film ka marrë çmimin e “SEE Online Film Festival”.

Filmi me regji të Blerta Zeqirit, bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është fitues i kategorisë kryesore – për film artistik – të edicionit të parë të këtij festivali. Anëtarët e jurisë që kanë bërë përzgjedhjen e fituesve janë: Steve Abbott, Sreten Zhivojinoviq dhe Mario Mazzarotto.

Në kategorinë e filmit më të mirë dokumentar fitues ka dalë “The Manakia Brothers. Diary of a Long Look Back” nga Rumania me regji të Eliza Zdru. Filmi më i mirë i shkurtër është shpallur “Heimlich” realizuar nga regjisori grek Kostas Bakouris, ndërsa fitues i çmimit për animacionin më të mirë është projekti shqiptaro-grek, “Ethnophobia” me regji të Joan Zhongas, shkruan Koha Ditore.

Kreshnik Berisha, producent dhe bashkëskenarist i “Martesës” ka thënë se çmimin e “SEE Online Film Festival” e ka ndarë juria, derisa filmi është vënë në dispozicion të shikuesve online..


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark