Ditën e sotme Snapchat publikoi filtra të rinj që mund të njohin përmbajtjen e fotove dhe të sugjerojnë korniza dhe stickera që u shkojnë më së tepërmi.
Këto filtra mund të njohin objekte si: kafshët, aktivitetet sportive, ushqimin si dhe vendodhje specifike si koncerte dhe plazhe.
Snap, kompania pas Snapchat, tha se filtrat kanë nisur debutimin javën e kaluar por nuk dha një listë objektesh që aktivizojnë mekanizmin.
Në të ardhmen Snapchat do të shtojë kategori të reja. Ato janë të disponueshme në karuselin normal që aktivizohet duke tërhequr nga e djathta ose e majta.
Kjo nuk është hera e parë të Snap integron njohjen e objekteve në aplikacion. Kompania tashmë përdor këtë funksion me të cilin përdoruesit mund të kërkojnë objekte dhe evenimente brenda historive.
Kombinuar me realitetin e shtuar, Snap shpreson të mbajë përdoruesit e saj përballë konkurrencës së fortë të Instagram.
Një ridizajnim madhor gjithashtu po vjen në aplikacion dhe këtë e ka konfirmuar vetë ekzekutivi i kompanisë.
27 vjeçari tha se kjo lëvizje pritet të shkaktojë jo pak polemika në një kohë afat shkurtër por do të provojë se është zgjidhja e duhur për të ardhmen dhe Snap është gati të ndërmarrë rreziqe.
Një ndryshim radik në dizajn është një rast i pazakontë për një kompani pak muaj pas daljes në bursë.
Të ardhurat e Snap nga reklamimi u rritën në 207.9 milion dollar nga 128.2 milion dollar.
Instagram kishte 500 milion përdorues aktivë në ditë muajin e kaluar ndërsa 300 milion prej tyre përdornin historitë.