Skuadra e KB Trepçës ka fituar finalen e madhe të Kupës së Kosovës ndaj Sigal Prishtinës në ndeshjen e zhvilluar në “Shani Nushi” në Gjakovë.
Ekipi nga Mitrovica shënoi fitore me rezultatin 71 me 69, në një ndeshje spektakolare.
Basketbollisti më i mirë për Trepçën ishte Drilon Hajrizi, me 19 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.
Te Prishtina më i miri në fushë ishte basketbollisti amerikan (i sapo ardhuri) Diamond Stone, me 21 pikë, dy kërcime dhe një asist.