Finem futë kaq para për fitoren e Shqipërisë sonte - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Finem futë kaq para për fitoren e Shqipërisë sonte

    Insajderi
    07 June 2025 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak orë para përballjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi në “Air Albania”, reperi Finem ka marrë vëmendje me një veprim jo pak të guximshëm!

    Ai ka vendosur 50,000 lekë në bast për fitoren e Shqipërisë, duke besuar fort në kuqezinjtë. Videot që po qarkullojnë në rrjet e tregojnë reperin teksa vendos skedinën me kuotën 3.45, që në rast fitoreje do t’i sillte 172,500 lekë.

    Edhe pse në përshkrim pretendohej se ishin 50 mijë euro, pamjet dhe koeficienti lënë të kuptohet se bëhet fjalë për valutë lekë shqiptare.

    Komentet në TikTok nuk kanë munguar: disa e quajnë blof, të tjerë pretendojnë se basti është anuluar, ndërsa një pjesë tjetër vënë në pikëpyetje nëse portali i lejon shuma të tilla për këtë lloj basti.

    Në sfond të gjithë kësaj, dëgjohet kënga patriotike “Kuq e Zi” nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi si një marsh i heshtur drejt fitores. A do ta ndihmojë fati Finemin sonte? /Prive By Liberta Spahiu


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark