×
  • Sport
  • Sport

    Fiorentina lëshon deklaratë për gjendjen e Edoardo Bove, lojtarit që ra pa ndjenja në fushë

    Insajderi
    01 December 2024 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fiorentina ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon se Edoardo Bove është në terapi intensive, por testet e kryera kanë përjashtuan dëmtime serioze kardiologjike ose neurologjike.

    Mesfushori 22-vjeçar u rrëzua gjatë ndeshjes së Serie A kundër Interit në “Artemio Franchi”, pas 17 minutash lojë.

    Ai u dërgua me urgjencë në spitalin aty pranë, duke rikthyer vetëdijen atje.

    Një deklaratë është lëshuar mbrëmjen e sotme nga klubi italian.

    “ACF Fiorentina dhe Spitali Universitar Careggi kanë njoftuar se futbollisti Edoardo Bove, i cili u trajtua në fushë pas humbjes së vetëdijes gjatë ndeshjes Fiorentina – Inter, aktualisht është nën mbikëqyrje dhe është në terapi intensive”.

    Lojtari i Violës mbërriti në urgjencë në kushte hemodinamike dhe analizat fillestare kardiologjike dhe neurologjike kanë përjashtuar dëmtimin akut të sistemit nervor qendror dhe sistemit kardio.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark