×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Firma e vëllait të Luan Dalipit e merr tenderin për reklamat e ushtrisë

    Insajderi
    03 October 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes i ka dhënë tender kompanisë Management & Development Associates për shërbime marketingu. Kjo kompani është në pronësi të Driton Dalipit, i cili është vëllai i Luan Dalipit, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti. Management & Development Associates do të marrë nga ky dikaster afro 60 mijë euro.

    Gazeta Insajderi

    Shërbimet e marketingut për kampanjë të rekrutimit dhe marrëdhënie me
    publikun për nevojat e FSK-së
    “, i është besuar kompanisë Management & Development Associates L.L.C.

    Kjo kontratë u nënshkrua sot nga Ministria e Mbrojtjes.

    Vlera e saj është 58 mijë e 997 euro.

    Kompania që u shpërblye “Management & Development Associates L.L.C”, ka lidhje me shefin e stafit të kryeministrit Albin Kurti.

    Kush është kompania Management and Devlopment Associates dhe lidhja me Luan Dalipin?

    Në ARBK- kompanina Management and Devlopment Associates, figuron se drejtor ka Driton Dalipin.

    I njëjti ka 100 për qind të aksioneve.

    Kjo kompani lidhet me Luan Dalipin, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti.

    Luan Dalipi ishte pjesë e kësaj kompanie si konsulent.

    Në anën tjetër Dalipi, gjatë vitit 2022 krahas detyrave në Qeveri, kreu punë edhe tek ky biznes.

    Rrafsh 6 mijë euro janë të hyrat vjetore që ka realizuar Dalipi si konsulent, në kompaninë Management Development Associates (MDA) në Prishtinë.

    Kujtojmë se edhe më herët është raportuar për tenderët që janë dhënë ndaj kësaj kompanie.

    Kompania e vëllait të shefit të Kabinetit të Kurtit kishte fituar tender nga një institucion i Kosovës në vlerë prej 67 mijë euro./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark