Firma ndërtimore “Xharra Towers” është dërguar në Inspektoriat dhe në Gjykatë nga disa banorë të Komunës së Prizrenit.
Kjo për shkak që nisja e ndërtimit të një objekti në afërsi të objekteve ekzistuese të banuara në rrugën “Tirana” në qytetin e Prizrenit.
Gazeta Insajderi ka siguruar denoncimin nga banorët për këtë kompani, pasi që sipas tyre janë duke u rrezikuar ndërtesat përballë.
Ata përmes mbledhjes së nënshkrimeve, u janë drejtuar drejtorit të Inspeksionit në Prizren, Islam Ukaj dhe kreut të kësaj komune, Shaqir Totaj, që të ndërmarrin veprime për ndalimin e ndërtimit të kësaj ndërtese.
Po ashtu, banorët e ndërtesave përrreth kanë inicuar rast edhe në Gjykatën Themelore në Prizren, nën arsyetimin se po rrezikohen nga kjo ndërtesë që është nisur të ndërtohet në qendër të qytetit.
Gjithmonë sipas tyre, edhe bazuar në hartën zonale të qytetit të Prizrenit, ndërtimi në pjesën ku ka nisur objekti nuk ka qenë i paraparë.
Në videot e siguruar nga Gazeta, dëshmohet afërsia e madhe e objektit të ri ka filluar së ndërtuari me ato ekzistueset.
Rrjedhimisht sipas njërit nga nënshkruesit e ankesës, ndërtimi i këtij objekti do të thotë shkelje ligjore.
Gazeta Insajderi ka provuar që të kontaktojë me zyrtarët e Komunës së Prizrenit, por ata kanë qenë të paqasshëm në thirrjet e redaksisë.
Gazeta Insajderi do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast, derisa në pamjet e mëposhtme mund të shihni video të nisjes së punimeve në ndërtesën e re të kompanisë “Xharra Towers”.
/Insajderi.org/