"Fishekë, çantë ushtrie dhe...", ja çka i gjeti policia një gruaje në Banjskë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fishekë, çantë ushtrie dhe…”, ja çka i gjeti policia një gruaje në Banjskë

    Insajderi
    15 March 2025 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gruaje në Banjskë të Zveçanit policia i ka gjetur armë e fishekë gjatë kontrollit në shtëpinë e saj dje në orën 08:20.

    “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë,  dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.

    Policia tha se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark