Fishekzjarrët shpërthejnë mes vizitorëve, 19 të plagosur në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Fishekzjarrët shpërthejnë mes vizitorëve, 19 të plagosur në Gjermani

    Insajderi
    19 July 2025 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një feste në Dyseldorf janë plagosur 19 persona, prej të cilëve katër ndodhen në gjendje kritike.

    Në mesin e të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

    Deri më tani nuk ka informacione nëse në grupin e të lënduarve ka shqiptarë, shkraun welt.de.

    Disa nga raketat e fishekzjarreve morën drejtim të gabuar, duke fluturuar anash ose shpërthyer në tokë, në mes të njerëzve.

    Dëshmitarë okularë konfirmojnë se disa fishekzjarre devijuan nga rruga e tyre dhe shpërthimet u dëgjuan njëkohësisht në ajër dhe në tokë.

    Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar dhe policia e konsideron ngjarjen një “fatkeqësi tragjike”, ndërsa hetimet do të zbulojnë arsyet e sakta të ngjarjes.

    Festa e Rinisë në Dyseldorf tërheq çdo vit qindra mijëra vizitorë dhe zakonisht zgjat deri të dielën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark