Deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë duke e penguar zhvillimin e seancës në Kuvend. Teksa deputeti Armend Zemaj tha se sipas ligjit duhet…
Deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë duke e penguar zhvillimin e seancës në Kuvend.
Teksa deputeti Armend Zemaj tha se sipas ligjit duhet ndaluar mbajtja e seancës për shkak të gjendjes së krijuar.
Derisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte duke folur rreth projektligjeve, dikush prej deputetëve fishkëllente për ta penguar atë.
Konjuca ka insistuar që seanca të vazhdojë.