Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani është rikthyer në Hoffenheim pas një aventure në Austria Vienna.
Sot, skuadra gjermane luajti miqësore ndaj Walldorf dhe fitoi me rezultatin e thellë 7:1.
Dy gola në këtë ndeshje i shënoi pikërisht lojtari “dardan”, Fisnik Asllani.
Asllani fillimisht shënoi në minutën e 71’të dhe më pas në minutën e 80’të.
Goli i dytë i shënuar ishte në mënyrë gjysmë-rovershatë.
Kujtojmë që për herë të parë, Asllani do të jetë i gatshëm për Kosovën në ndeshjet e muajit shtator në UEFA Nations League.