Fisnik Asllani ka vazhduar të shkëlqejë me fanellën e skuadrës gjermane Elversberg, duke kontribuar në fitoren e thellë 3-0 ndaj Hannover ’96.
Reprezentuesi kosovar ishte protagonist i ndeshjes, duke regjistruar një asistim dhe një gol.
Në minutën e 10-të, Asllani asistoi për golin e Baum, që hapi rezultatin në 1-0. Ndërkohë, në minutën e 45+5, Asllani shënoi një gol të bukur për të dyfishuar avantazhin në 2-0.
Ky ishte goli i shtatë i Asllanit në Bundesliga 2, ndërkohë që ka kontribuar gjithashtu me katër asistime.