Deharin, ndonëse e përkujtoi Lëvizja Vetëvendosje përmes njoftimit për vdekjen e tij, e ka përkujtuar edhe deputeti nga radhët e kësaj lëvizjeje, Fisnik Ismaili.
Ai, lajmin për vdekjen e Deharit, e ka përjetuar rëndë, duke thënë se vetëm dje, dikush i kishte thënë se tashmë i ndjeri Dehari “është mirë” dhe “po mbahej”.
“Astrit, breh! Dje fola me njerin, që më tregoi se je mirë, po mbahesh, edhe që na kishe ba shumë të fala. Mu ba fort qefi, edhepse me dhembje ka kalue çdo ditë prejse të futën qaty për kurrgja”.
“Sot, një sallë plotë me njerëz, bashkëaktivista, duartrokitëm gjatë, mbasi të përmendëm me fort krenari, që na përkujtove vazhdimisht se sa e padrejtë është kjo botë, e sa na motivon ti, për me kërkue drejtësi”.
“Sot, pa ra terri mirë përjashta, neve na u terrue para syve, e thellë në zemër, me lajmin që askush s’e ka pritë. Askush. Astrit, breh!!!”, ka përfunduar Ismaili.