×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Fitbit i kundërpërgjigjet Apple dhe Samsung me orën e re inteligjente

    Insajderi
    07 March 2019 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përtej orës Fitbit prezantoi edhe versione të reja të gjurmuesve të fitnesit. Fitbit HR me kosto prej 100 dollarë mund të gjurmojë rrahjet e zemrës ndërsa Ace 2 me kosto 70 dollarë gjurmon aktivitetin e fëmijëve të moshave 6 vjeç.

    Fitbit lançoi ditën e Mërkure orën inteligjente më të lirë në përpjekje për të mbrojtur vendin e dytë si prodhuesi më i madh në botë i orëve inteligjente pas Apple.

    Kompania tha se ora inteligjente Versa Lite do të kushtojë 160 dollarë, më pak ses 200 dollarë për modelin origjinal. Ajo mund të gjurmojë aktivitete të ndryshme fizike, e madje edhe rrahjet e zemrës por i mungojnë disa funksione si mundësia për të ruajtur muzikë direkt në orë.

    Në 2018-ën Fitbit shiti 5.5 milionë orë inteligjente, pas Apple me 22.5 milionë njësi por vetëm pak përpara Samsung me 5.3 milion njësi.

    Megjithatë në tre mujorin e fundit të 2018-ës Samsung parakaloi Fitbit. Ndërsa konkurrenca mes Samsung dhe Apple po rritet, Fitbit është përpjekur të ruajë pozitat duke shtuar funksione më të avancuara sidomos në drejtim të kujdesit ndaj shëndetit.

    Apple Watch përmban një funksion elektrokardiograme prezantuar vitin e kaluar. Samsung shtoi këtë vit presionin e gjakut tek Galaxy Watch Active.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark