Kompania beson se telefonët me ekrane që palosen së bashku me Galaxy Ntoe dhe 5G do të fuqizojnë lidershipin e kompanisë në smartfonët e segmentit premium.
Pak javë më parë Samsung paralajmëroi investitorët për rënien e fitimit me 60% në tre muajt e parë të 2019-ës krahasuar me një vit më parë.
Tashmë një raport i detajuar ka mbërritur duke konfirmuar projektimet e rënie së të ardhurave me 23% nga biznesi i çipeve dhe fitim prej 5.4 miliardë dollarësh.
Samsung pësoi rënie të vogla edhe në divizionet e elektronikës mobile dhe konsumatore. Ende kompania beson se Galaxy S10 ka tërhequr shitje solide.
Kombinuar me linjën e rangut të mesëm Galaxy A, kompania pret që kërkesa të rritet në tre mujorin e ardhshëm ndërsa çmimet vazhdojnë të bien.
Ai që nuk u përmend në raport ishte telefoni me ekran me palosje i Galaxy Fold edhe pse e ardhmja e këtyre telefonëve pritet të rrisë fitimet nga biznesi i ekraneve.
Kompania beson se telefonët me ekrane që palosen së bashku me Galaxy Ntoe dhe 5G do të fuqizojnë lidershipin e kompanisë në smartfonët e segmentit premium.
Gjithashtu ekzekutivët e Samsung thanë se në javët në vijim do të japin një datë ridebutimi për Galaxy Fold. Ata mendojnë se mund ti gjejnë një vend telefonit tek konsumatorët dhe besimi i tyre tek një kategori tjetër telefonësh nuk është lëkundur aspak.