
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, tani duket se po jeton një jetë krejtësisht tjetër.
Mathieu bëri 91 paraqitje për Barcelonën mes viteve 2014 dhe 2017, duke fituar dy tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2015.
Ai gjithashtu pati mbi 100 paraqitje për klube si Valencia dhe Sporting Lisbona, duke fituar një reputacion si opsion i besueshëm në çdo ekip që kishte përfaqësuar.
Në vitin 2020 ai la futbollin pasi pësoi një lëndim në gju dhe shumë menduan se ai do të merrej me zejen e trajnerit ose do punonte në media.
Por pesë vite më vonë, jeta e Mathieu ka marrë një drejtim krejt tjetër.
Teksa ai është ende i përfshirë në botën e sportit, nuk po e bën në mënyrën më të drejtpërdrejt të mundshme.
Në një fotografi që është shpërndarë me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale, shihet Mathieu duke pozuar me dy kolegët e itij në Intersport Cabries (dyqan i njohur në Francë me rroba sportive).