"Fitojmë në 24 komuna" - Kelmendi ironizon keq me Armend Mujën e VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Fitojmë në 24 komuna” – Kelmendi ironizon keq me Armend Mujën e VV-së

    Insajderi
    15 November 2021 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Adriatik Kelmendi ka ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armen Mujën, i cili ishte shprehur se do të dalin fitues në 24 komuna.

    Kelmendi ka shkruar në Facebook se edhe për disa dekada, askush s’do të mund të krahasohet me Mujën, lidhur me çështjen e sondazheve e projeksioneve të rezultatit të zgjedhjeve.

    “E di që të gjithë e kemi tepru’ ndoshta nga pak me sondazhe, exit polle e projeksione. Veç me Armend Mujën s’krahasohet askush, jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe disa dekada”, ka shkruar Kelmendi.

    Theksojmë se para se të fillonte gara në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, deputeti i VV-së, Armend Muja kishe dalë me një parashikim për rezultatin.

    Muja ishte shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte në 17 komuna të Kosovës, pa balotazh.

    Pas raundit të dytë të zgjedhjeve, Vetëvendosja fitoi vetëm në 3 komuna nga 17 sa i kishte parashikuar Muja.

    VV-ja do të qeverisë në Podujevë, Gjilan e Kamenicë dhe në Shtime, komunë kjo që nuk e kishte parashikuar as Muja.

    Në 14 komunat tjera ku Muja parashikonte fitore, VV-ja ka humbur zgjedhjet./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark