Real Madridi ka triumfuar 3-2 në kuadër të javës së shtatë në La Liga përballë Alavesit.
Los Blancos kaluan në epërsi vetëm pas 50 sekondash lojë me anë të Lucas Vazquez që u asistua prej Vinicius Junior.
Për golin e dytë te Real Madridi u përkujdes Kylian Mbappe, që realizoi në minutën e 40-të, me Jude Bellingham që ishte asistuesi.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe tri gola të tjera.
Në minutën e 48-të, Rodrygo u fut në listën e golashënuesve, me një asistim të Vazquez.
Fitorja e madrilenëve ishte jo edhe aq e qetë, pasi pësuan dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.
Carlos Benavidez (85’) e ngushtoi epërsinë e vendasve në 3-1, kur u asistua prej Guevaras.
Për 3-2 u përkujdes Kike Garcia, vetëm dy minuta më vonë, ndërsa Benavidez ishte tani në rolin e asistuesit.
Pas shtatë xhirosh, Real Madridi është në vendin e dytë me 17 pikë, një më pak se Barcelona që është lidere, ndërsa në javën e tetë përballen me rivalin lokal – Atletico Madridin. /Telegrafi/