
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka akuzuar tri partitë– PDK-në, LDK-në dhe AAK-në – se po bllokojnë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke kundërshtuar vazhdimisht propozimin e VV-së, me Albulena Haxhiun si kandidate.
Sipas Pacollit, sjellja e këtyre partive përbën shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Ajo vlerëson se akuzat që po i drejtohen VV-së janë të pabaza, pasi – siç thotë ajo – opozita është ajo që po e pengon formimin e institucioneve.
Pacolli ka shkuar edhe më larg, duke propozuar masa ndëshkuese ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në votim: “Nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet deri në fund të muajit, ata që refuzojnë të votojnë duhet të humbin mandatin.”