Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, është në qendër të vëmendjes, për shkak se u zbulua granti në vlerë prej 100 mijë eurosh që iu dha vëllait të saj nga Ministria e Bujqësisë, e sot u raportua që edhe daja i saj ka përfituar grant po nga kjo ministri.
Pacolli ka bërë një koment ironizues në postimin e Faton Pecit.
Teksa ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka nxjerrë disa emra përfituesish që thotë se janë të partive të tjera e jo veç të VV-së, deputetja Fitore Pacolli ka komentuar “edhe këtyre ju kam ndihmuar ta fitojnë grantin”.
Komentin e ka bërë duke e shpërndarë postimin e ministrit Peci: