Fitore Pacolli me një teori: LDK’ja për mbulimin e manipulimit të votave përfshiu djalin e dëshmorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fitore Pacolli me një teori: LDK’ja për mbulimin e manipulimit të votave përfshiu djalin e dëshmorit

    Insajderi
    06 March 2025 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitore Pacolli iu është bashkëngjitur grupit linçues të VV’së ndaj Hysen Çekajt, kandidatit të LDK’së për deputet i cili mori numër të madh të votave nga diaspora. Hysen Çekaj është i biri i Sali Çekajt, ish-komandantit të UÇK’së.

    Pacolli ka ngritur një teori, kinse LDK’ja e ka përfshirë Çekajn për mbulimin e “manipulimit të votave”, shkruan Insajderi.

    LEXO EDHE:

    “Mund të jetë që LDK-ja, për të mbuluar manipulimin e votave, ka përfshirë kandidatin për deputet Hysen Çekaj, djalin e një dëshmori nga diaspora. Një figurë perfekte për të shmangur dyshimet mbi parregullsitë. Kjo vërehet edhe në reagimin e Lumir Abdixhikut, i cili e ka mbrojtur Çekajn duke theksuar se po sulmohet një i ri, djali i një dëshmori dhe një kandidat i mbështetur nga mërgata”, ka thënë ajo.

    Megjithatë, Lumiri nuk ka dhënë shpjegim se si është arritur ky rezultat i pazakontë. Si ekonomist, ai vetë duhet ta vërente këtë ndryshim drastik, i cili nuk përputhet me asnjë teori statistike të votimeve”, vijon deklarimi I saj.

    Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë ta hetojë këtë, duke thënë “Prokurori a je ksajde?”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark