Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i lumtur pas triumfit të Kosovës në arbitrazhin ndërkombëtar, kundër ‘Iute Credit’.
I pari i ekzekutivit tha se u vërtetua se institucionet e Kosovës nuk kanë shkelur asnjë obligim të paraparë nga Ligji për Investime të Huaja, teksa kjo fitore i ka shpëtuar buxhetit të vendit mbi 30 milionë euro.
“Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat” shkroi Kurti në Facebook.
Tutje, Kurti tha se kjo fitore mundësoi shpetimin e mbi 30 milionë eurove të buxhetit të taksapaguesve.
“Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro”, tha Kurti.