"Fitorja që nuk festohet", një titull që mund të sjellë heshtje në vend të brohoritjeve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Fitorja që nuk festohet”, një titull që mund të sjellë heshtje në vend të brohoritjeve

    Insajderi
    14 May 2025 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona është në prag të fitimit të titullit të 28-të kampion të Spanjës dhe kjo mund të ndodhë që sonte ose nesër.

    Me tre raunde të mbetura në kampionat, ata kanë një epërsi prej shtatë pikësh ndaj Real Madridit, dhe dy pikë janë të mjaftueshme për të konfirmuar zyrtarisht titullin, dhe ata mund të bëhen kampionë që sonte nëse Real Madridi nuk e mposht Mallorcën në shtëpi.

    Duke qenë se pritet fitorja e Real Madridit, është më realiste që katalanasit ta fitojnë titullin nesër (e enjte) duke fituar derbin e qytetit kundër Espanyolit.

    Ajo që është veçanërisht interesante është vendimi i drejtuesve të Barçës dhe stafit të trajnerëve të udhëhequr nga Hansi Flick për të mos festuar titullin në fushë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, siç ndodh zakonisht.

    Arsyeja për këtë është përvoja negative që lojtarët e Barçës patën dy vjet më parë kur festuan titullin pikërisht në fushën e Espanyolit.


    Barcelona në këtë sezon sezon siguroi titullin në “Cornella”, stadiumin e Espanyolit.

    Lojtarët u mblodhën në qendër dhe filluan të festonin, dhe më pas tifozët e Espanyol nxituan në fushë dhe filluan të luftonin me ta.

    Lojtarët e Barçës vrapuan menjëherë në dhomat e zhveshjes, duke shmangur kështu një incident të madh.

    Këtë herë, një situatë e tillë nuk do të jetë e mundur të ndodhë. Sipas gazetës Sport, lojtarët e Barcelonës do të vrapojnë drejt dhomave të zhveshjes menjëherë pas fishkëllimës së fundit dhe atje do të festojnë fitimin e titullit kampion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark