Fituesi i Nobelit: Shpikja e tualetit më e rëndësishme se e Facebook-ut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fituesi i Nobelit: Shpikja e tualetit më e rëndësishme se e Facebook-ut

    Insajderi
    24 February 2017 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fituesi i çmimit Nobel për ekonomi, Joseph Stiglitz, thotë se zbulimi i tualetit është një shpikje shumë më e rëndësishme sesa ajo e Facebook-ut, shkruan CNBC.

    Ai gjithashtu tha se avancimet në inteligjencën artificiale, janë një shqetësim real.

    “Tualetet dhe energjia elektrike ishin një zbulim shumë më i rëndësishëm se Facebook-u, këto risi kanë ndryshuar me të vërtetë jetën tonë dhe standardet e jetesës dhe shëndetit, derisa reklamat janë të rëndësishme për to mirëpo në të vërtetë nuk e ndryshojnë standardin tonë të jetesës”, tha Stiglitz, në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai, përcjell Periskopi.

    Ai është pyetur gjithashtu se cilët janë punët të cilat për shkak të teknologjisë nuk do të ekzistojnë më, derisa tha se besohet që në të ardhmen nuk do të ketë më kamionë sepse gjithçka do të jetë automatike.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark