Ju kujtohet Floyd Landis, krahu i djathtë i Lens Armstrong? Ish-çiklisti amerikan ishte edhe fitues i Turit të Francës në vitin 2006, një titull që iu hoq ashtu si “shefit” të tij, për përdorim dopingu.
Me sa duket ai tani ka gjetur një pasion të ri, atë të kultivimit dhe tregtimit të marihuanës.
40-vjeçari ka hapur në Denver, kryeqendrën e përdorimit të marijuanës në SHBA, dyqanin e tij që quhet “Floyd’s of Leadville” ku tregtohen të gjitha nënproduktet e kanabisit. Sigurisht, këtë radhë është në rregull me ligjin, pasi në shtetin e Kolorados, marijuana është e ligjshme që nga viti 2014.
Landis ishte ndihmësi kryesor i Armstrong në skuadrën e famshme US Postal, nga e cila u largua për t’u bërë lideri i Phonak, me të cilën fitoi Turin e Francës në vitin 2006. Si të gjithë miqtë e Armstrong, ai rezultoi pozitiv ndaj dopingut dhe në vitin 2007, ky titull iu hoq, ndërsa e gjithë skuadra u shkri.
Në majin e vitit 2010, Lendis pranoi publikisht se kishte përdorur sistematikisht doping gjatë të gjithë karrierës dhe më pas u tërhoq nga çiklizmi.
Tani, ai shpjegon se ka gjetur “rrugën e drejtë” falë marijuanës. /Insajderi.com