Joss Stone, një prej këngëtareve më të mira angleze , fituese e dy Brit Awards dhe një Grammy Awards, do të jetë këtë muaj në kryeqytet.
Stone sot me anë të një videoje ka treguar se në kuadër të turneut evropian do të ndalet edhe në Prishtinë.
Stone do të këndojë me 17 shtator në Zone Club , dhe vijnë në Prishtinë nën organizimin e “Rave Travel” dhe “HH”. Kocnerti fillon prej orës 21:00, ndërsa hyrja për koncert do të jetë 10-të euro.
“Do të luajmë muzikë shumë të dashur për juve dhe shpresoj që do të vini” ka thënë në një video të shkurtër këngëtarja që e paralajmëron edhe ardhjen e saj.
Stone ka nisur të këndojë në vitin 2003 kur edhe solli në treg albumin “The Soul Sessions”. Vokali i saj mund të prekë edhe rangun mezzo-soprano dhe contralto. Ajo ka luajtur edhe në disa filma e në disa seriale por ka thënë se aktrimi nuk është fusha e saj.
Dyert për koncertin e saj do të hapen në ora 20:00. /KultPlus.com