Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fjalën e tij sot, ai ka numëruar disa nga masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë.
Keohe ka nisur numërimin e tij që nga masakra e Jasharëve, duke folur për të gjitha me radhë, deri tek masakra e Reçakut, shkruan Gazeta Insajderi.