Miliona njerëz përdorin fjalëkalime të thjeshta në llogari të rëndësishme. Ky është përfundimi i një studimi të qendrës kombëtare për sigurinë kibernetike në Britaninë e Madhe, që ka dalë në përfundimin se 123456 është fjalëkalimi më i përdorur i llogarive që janë hakeruar më shumë.
Studimi ka pasur si qëllim të zbulojë boshllëqet në njohuritë kibernetike që mund të bëjnë që njerëzit të ekspozohen përballë rreziqeve.
Studimi nënvizon se shumë njerëz duhet të bëjnë bashkë tre fjalë të thjeshta por që mbahen mend, si një pasuord më i sigurt.
123456 është sipas agjencisë britanike më i keqi dhe shfaqet në më shumë se 23 milionë passworde. I dyti më i keqi, 123456789, është sipas ekspertëve shumë i vështirë për t’u thyer ndërsa në pesëshen kryesore përfshihen edhe “qwerty” që janë gjashtë shkronjat e para të rreshtit të parë të tastierës së kompjuterit, “password” and 1111111.
Ndërsa emri më i zakonshëm që është përdorur në password-e ishte Ashley, pasuar nga Majkëll, Daniel, Xhesika dhe Carli. Kur vjen fjala tek ekipet e futbollit, passwordet më të imagjinueshme ishin Liverpul kampion dhe Çelsi. /TCH/