Fjalëkalimi më i sigurt në botë - Insajderi
×
Teknologji

Fjalëkalimi më i sigurt në botë

Insajderi
24 May 2016 - 12:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kërkuesit e universitetit të Binghamtonit, në Nju Jork, kanë kryer një studim që mund të ndryshojë sistemet e sigurisë në të ardhmen.

Sipas shkencëtarëve, pasi shohim një objekt çfarëdo, truri i secilit prej nesh lëshon valë me frekuenca aq unike sa janë të pangatërrueshme me ato të dikujt tjetër. Ndryshe nga shenjat e gishtave dhe retina e syrit, valët e trurit nuk mund të kopjohen apo të merren nga keqdashës, shkruan tch.

Për shkak se për të identifikuar frekuencat e trurit nevojiten pajisje të sofistikuara, studiuesit nuk presin që sistemi i tyre të përdoret së shpejti për masën, por shpresojnë ta ofrojnë shërbimin për objekte të sigurisë së veçantë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark