Fjalët e ambasadorit amerikan për vizitën e Kurtit dhe Osmanit në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fjalët e ambasadorit amerikan për vizitën e Kurtit dhe Osmanit në SHBA

    Insajderi
    27 July 2022 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jeff Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka përshëndetur takimin dy krerëve të shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti të cilët të martën u takuan me sekretarin amerikan, Antony Blinken.

    Sipas tij, kjo vizitë e reflekton partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Dje, Sekretari Blinken  u takua me Presidentin e Kosovës, VjosaOsmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, për të diskutuar për fushat kryesore të bashkëpunimit tonë të ngushtë. Vizita është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan në Tëitter, të mërkurën.

    Gjatë vizitës së Osmanit dhe Kurtit në SHBA është diskutuar edhe dialogu Kosovë-Serbi.

    Pos këtij takimi, Kosova e ka nënshkruar në SHBA edhe një kontratë me vlerë 236 milionë eurosh për transformimin energjetik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark