Bill Clinton rrotullon prapa vitet, për të nxitur njerëzit për zgjedhjen e gruas së tij Hillaryt presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i 42 i Amerikës tha se askush nuk mund ta bëjë këtë punë më mirë se gruaja e tij.
Tash ai është plakur, flokët ju kanë thinjur dhe zëri i është zbutur nga vitet.
Mirëpo të martën në mbrëmjen e Konventës Kombëtare Demokratike, i konsideruar si njëri nga politikanët më të mirë të brezit të tij, u kthye pas s’di sa vite për t`i treguar botës se si ra në dashuri me një grua para 45 vjetëve e cila tash pritet të bëhet presidentja e parë femër e Amerikës.
“Kjo grua nuk ka qenë e kënaqur asnjëherë me gjërat që kanë ndodhur gjatë kohës”, tha Bill Clinton.
“Nëse besoni në ndryshime nga qielli në tokë, ajo është zotuar që nga viti i kaluar për ta bërë jetën e njerëzve më të mirë”, tha ai transmeton Insajderi.
Ish presidenti Clinton, 69 vjeçar, gjatë fjalimit të tij 40 minutash, u shpreh se do ta pikturojë një grua “e cila qe 20 vite ende mbetet një mister për mua”.
Historia e tyre filloi disa dekada më herët kur ishin student, në pranverën e vitit 1971. Takova një vajzë ajo ishte duke ecur në korridor dhe tha “nëse vazhdon të më shikosh atëherë duhet të dimë emrin e njëri tjetrit”.
Gjatë mandatit të tij e gjithashtu edhe gjatë mbështetjes për gruan e tij, nuk ka qenë edhe një mbështetës shumë i mirë për gruan e tij. Ai në vitin 1998 u akuza për dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë, gjithashtu ai u akuzua edhe për një afër me Monika Leëinsky.
Kjo aferë ka mund të ketë qenë në atë kohë edhe një përfundim i martesës në mes tyre. Mirëpo gruaja e tij Hillary kishte vendosur që ta mbështeste burrin e saj në atë kohë kur ai kishte nevojë më së shumti.
Në vitin 2008, gjithashtu ai ka shkaktuar polemika dhe u akuzua për stereotipie racore rreth komenteve që bëri pas humbjes së gruas së tij ndaj Barack Obama-së.
Të martën në mbrëmje, Clinton duke theksuar pikat e forta të gruas së tij, si një nënë, dhe si dikush që ka punuar çdo herë, ai tha se ka pasur një ndryshim të qartë midis imazhit që ai kishte pikturuar dhe asaj që kishte portretizuar nga kundërshtarët e saj në Konventën Kombëtare Republikane në Cleveland javën e kaluar.
Zoti Clinton mbylli fjalimin e tij me një apel:
“Nëse besoni në bërjen e ndryshimeve nga toka deri në qiell, në qoftë se ju besoni në masën e ndryshimeve dhe në përmirësimin e jetës më të mirë të njerëzve, ju e dini se është e vështirë dhe disa njerëz mendojnë se është i mërzitshëm ky fjalim dhe se ju duket argëtues, por në të vërtetë është një punë shumë e vështirë. ”
“Nëse e doni këtë vend atëherë ju si qytetarë duhet të zgjidhni reformën e imigracionit mbi dikë që dëshiron që të ju dërguar ju prapa”, tha ai.
Dhe në fund ai shtoi se “Nëse ju jeni një i ri Afrikano Amerikan të zhgënjyer dhe të frikësuar, Hillary do të ju ndihmojë për të ndërtuar të ardhmen, ku askush të mos ketë frikë të ecë lirshëm, e me këtë Hillary do të na bëjë më të fortë së bashku”, përfundon fjalimin bashkëshorti i Hillary-t. /Insajderi.com