![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, është zotuar se do të punojë për të mirën e gjithë qytetarëve në komunën që ai do të udhëheq.
Atiq këto deklarata i bëri pasi mori zyrtarisht detyrën e tij si kryetar, transmeton Insajderi.
“Ne me gjithë ekipin unë si kryetar shprehna se do të punojë për të gjithë qytetarët e komunës pa dallim dhe pa diskriminim, angazhimin më të madh do ta bëjë për të normalizuar këtë pjesë të komunës dhe bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë e të bashkëpunojmë sa më mirë”, u shpreh ai.