Që kur u shfaq WhatsApp, aplikacioni i njohur i mesazheve të çastit dhe deri më sot, komunikimet mes njerëzve kanë ndryshuar shumë. Pavarësisht nëse është për shkak të inovacionit dhe progresit dixhital ose për shkak të asaj se sa komode dhe e thjeshtë është, përdorimi i WhatsApp ka ndryshuar mënyrën se si ne lidhemi me njëri-tjetrin.
Sot në mbarë botën numërohen më shumë se 2 miliardë përdorues të aplikacionit që regjistron më shumë se 100 miliardë mesazhe në ditë dhe që u ble nga Facebook në vitin 2014 për shifrën stratosferike prej 21.8 miliardë dollarësh.
Pavarësisht se ajo që ndodh në internet duket se mbetet në internet, asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Ka shumë monitorime që bëhen në fushën dixhitale në kërkim të shkeljeve të mundshme, krimeve apo bisedave të papërshtatshme që mund të çojnë një alarm në sferat më të larta të sigurisë globale.
Gjithmonë është thënë se nga vendet e mëdha ka agjenci që janë përgjegjëse për monitorimin e përmbajtjes së rrjetit dhe se ka disa fjalë që nxisin alarmin e këtyre agjencive në rast se bëhet fjalë për ndonjë të keqe që ‘gatohet’ në spektrin dixhital.
E njëjta gjë ndodh me aplikacionin e mesazheve në WhatsApp. Disa vite më parë, alarmi u ngrit kur kompania bllokoi llogaritë që dërgonin mesazhe masive në të gjitha kontaktet e tyre. Në shumë raste aplikacioni e konsideronte reklamën si “spam”. Zakonisht ato ishin gjithmonë blloqe të përkohshme.
Tani ndodh e njëjta gjë dhe është diçka që mund të lexohet në ‘Kushtet e shërbimit’ që shfaqen në cilësimet e aplikacionit, por është diçka që zakonisht nuk lexohet. Në këto kushte, platforma e Zuckerberg sqaron se mesazhet duhet të jenë “për qëllime ligjore, të autorizuara dhe të pranueshme”, çka nënkupton se përmes mesazheve tentohet të shmangen bisedat që nxisin urrejtje apo diskriminim.
Aplikacioni tregon gjithashtu se nuk kontrollon të gjitha bisedat, megjithëse ka disa fjalë që WhatsApp nuk i lejon. Terma të tillë si ‘pornografi’, ‘pedofili’ ose disa të ngjashme monitorohen dhe mund të çojnë në bllokim të llogarisë, si dhe terma që përfshijnë kërcënime, shpifje, frikësim ose ato që nxisin urrejtje.
Shumë nga problemet që has ky lloj përdoruesi janë kur raportohen bisedat e tyre, pikërisht në atë moment aplikacioni vepron dhe mund të bllokojë përkohësisht një numër. Kjo nuk do të thotë se nuk ka blloqe të përhershme, këto ekzistojnë dhe do të thotë që përdoruesi nuk do të jetë në gjendje të përdorë përsëri aplikacionin me atë numër telefoni.