Fjalimi i ambasadorit të Palestinës në Kombet e Bashkuara, shpërthen në lot teksa flet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Fjalimi i ambasadorit të Palestinës në Kombet e Bashkuara, shpërthen në lot teksa flet

    Insajderi
    29 May 2025 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një fjalim emocional dhe të fuqishëm në Kombet e Bashkuara, ambasadori i Palestinës, Riyad Mansour, ngriti zërin për vuajtjet e popullit të tij, duke theksuar veçanërisht tragjedinë që po përjetojnë fëmijët palestinezë në Rripin e Gazës.

    Teksa nisi të qante me dënesë, Mansour deklaroi se që nga përfundimi i armëpushimit në muajin mars, më shumë se 1300 fëmijë janë vrarë.

    Ai përshkroi skena të dhimbshme me nëna që përqafojnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre, duke i ledhatuar dhe u kërkuar ndjesë, pamje që, sipas tij, janë të padurueshme për çdo njeri me ndërgjegje.

    “Do të më falni, zoti President”, tha ai me zërin që i dridhej, “kam nipër e mbesa. E di çfarë domethënie kanë fëmijët për familjet e tyre. Si mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj tragjedie?”.

    @a2_cnn

    Në një fjalim emocional dhe të fuqishëm në Kombet e Bashkuara, ambasadori i Palestinës, Riyad Mansour, ngriti zërin për vuajtjet e popullit të tij, duke theksuar veçanërisht tragjedinë që po përjetojnë fëmijët palestinezë në Rripin e Gazës. Teksa nisi të qante me dënesë, Mansour deklaroi se që nga përfundimi i armëpushimit në muajin mars, më shumë se 1300 fëmijë janë vrarë. Ai përshkroi skena të dhimbshme me nëna që përqafojnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre, duke i ledhatuar dhe u kërkuar ndjesë, pamje që, sipas tij, janë të padurueshme për çdo njeri me ndërgjegje. “Do të më falni, zoti President”, tha ai me zërin që i dridhej, “kam nipër e mbesa. E di çfarë domethënie kanë fëmijët për familjet e tyre. Si mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj tragjedie?”. #a2vnn #palestine #gaza #okb #news #cry #news #interenational #war #children

    ♬ original sound – A2


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark