Fjalimi i parë i Begajt si President, nuk e përmend Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fjalimi i parë i Begajt si President, nuk e përmend Kosovën

    Insajderi
    24 July 2022 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Bregaj, ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë para Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin nuk përmendi Kosovën.

    Në fjalimin e tij, që zgjati diku rreth 3 minuta, ai përmendi ndër të tjera edhe luftën në Ukrainë, ku tha se pasojat e saj i prekin edhe shqiptarët, por që gjithsesi shqiptarët janë të rreshtuar në anën e duhur krah aleatëve.

    “Lufta e Ukrainës e ka futur botën në një tjetër krizë, duke zgjuar kujtimet e errëta të pasoja katastrofike që prodhon lfuta. Skush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saj, as Shqipëria dhe shqiptarët, të cilët janë rreshtuar në anën e duhur krah aleatëve”, tha ai.

    Pas betimit u shpreh se Shqipëria evropiane është ajo e Skënderbeut, Nënë Terezës, Ismail Qemailit e Fan Nolit. Në fjalën e tij, ai tha se e njeh punën e qeverisë dhe atë që është bërë deri më tani, por përpjekja edhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Ai po ashtu pati fjalë edhe për

    “Unë e njoh dhe e respektoj përpjekjen e opozitës, por do të doja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit”, është shprehur Begaj.

    Deputetët e opozitës nuk duartrokitën në përfundimin e fjalimit të tij.

    Begaj u zgjodh president me 78 vota pro dhe katër kundër  dhe një abstenim në Kuvendin e Shqipërisë më 6 qershor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark