Fjalimi lamtumirës i presidentit Obama – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fjalimi lamtumirës i presidentit Obama

    Insajderi
    10 January 2017 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan në largim, Barack Obama, është në qytetin Çikago, ku ai do ta mbajë fjalimin lamtumirës, derisa mandati i tij i dytë dhe i fundit, po mbyllet.

    Në fjalimin sonte vonë (në orën 3 të mëngjesit sipas kohës së Evropës së Mesme), pritet që zoti Obama do t’i trajtoj temat nga fillimi i presidencës së tij, përfshirë idenë se amerikanët kanë më tepër gjëra që i bashkojnë, se sa që i përçajnë.

    Barack Obama, 55 vjeçar, me gjasë do t’i mbrojë të arriturat e presidencës së tij, përfshirë reformën madhore të kujdesit shëndetësor, marrëveshjen ndërkombëtare, që synon ndaljen e programit atomik të Iranit, dhe përmirësimin e raporteve me Kubën.

    Siç shkruan Evropa e Lirë, të gjitha këto politika janë sulmuar nga pasardhësi i tij, presidenti i zgjedhur republikan, Donald Trump.

    Në një video të Shtëpisë së Bardhë, që i paraprinë fjalimit, presidenti Obama, thotë se e konsideron këtë paraqitje lamtumirëse si “rast të falënderohet për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm” dhe për t’i reflektuar mësimet që i ka marrë gjatë tetë viteve të fundit në këtë post.

    Ai largohet nga zyra me rejting të lartë të miratimit që është afro 55%.

    Presidenca Obama përfundon më 20 janar, kur në shkallët e ndërtesës në Kapitoll në Uashington, inaugurohet presidenti i zgjedhur, Donald Trump. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark