×
  • Lajme
  • Lajme

    Flakë në Mal të Zi, protestuesit i bërtasin Policisë, ata ndërhyjnë me buldozer për t’i hequr barrikadat

    Insajderi
    05 September 2021 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thirrja e ministrit të Brendshëm malazez, Sergej Sekuloviq për uljen e tensioneve përpara shugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje të Malit të Zi nuk ka kryer punë. Protestat nga qytetarët malazezë që kërkojnë që riti të zhvendoset në një vend tjetër po vazhdojnë, ndërsa tensionet vetëm sa janë rritur.

    Në prag të ceremonisë, qytetarët malazezë e kanë përshkallëzuar kundërshtimin e emërimit të Joanikije II. Këtë ceremoni, protestuesit e revoltuar e shohin si prezencën e një “dore” të Beogradit në vendin që u nda nga Serbia në vitin 2006, transmeton Gazeta Express.

    Policia malazeze ka ndërhyrë për t’i hequr barrikadat që janë vendosur më herët nga vendasit për ta pamundësuar mbajtjen e kësaj ceremonie. Në drejtim të protestuesve në disa raste janë hedhur bombola gazi lotsjellës për t’i zbrapsur.

    Ljubomir Filipoviq, koordinator i Iniciativër Qytetare malazeze që qëndron fuqishëm kundër ndikimit serb në Mal të Zi ka publikuar disa pamje nga këto momente tensioni. Policia ka bërdorur buldozer për t’i hequr barrikadat, rreth të cilave shihen flakë.

    Ndërkohë, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije II dhe Patriarku Porfirije kanë arritur përmes helikopterit në qytetin e Cetinjes, pasi protestuesit që kundërshtojnë shugurimin e tij kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit duke vendosur barrikada.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark