Flakët përfshijnë Kanadanë, mijëra të evakuuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Flakët përfshijnë Kanadanë, mijëra të evakuuar

    Insajderi
    30 May 2025 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Provinca kanadeze e Manitobës është përfshirë nga flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi dhe kanë dalë jashtë kontrollit. Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërkohë që 17 mijë njerëz janë evakuuar.

    “Ky është evakuimi më i madh që Manitoba ka parë në historinë e saj”, tha kryeministri i Manitobws, Wab Kinew, në një konferencë për shtyp.

    Kryeministra tha se njerëzit e evakuuar do të strehohen në mjedise sportive dhe qendra humanitare, në qytetet ngjitur.

    Nga ana tjetër Forcat e Armatosura të Kanadasë ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë njerëzve dhe në përpjekje për të shuar flakët. Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
    Kujtojmë se më herët, gjatë këtij muaji dy persona vdiqën nga zjarri pasi mbetën të bllokuar në një komunitet rural jashtë Winnipegut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark