Flakët përfshijnë Kosovën -22 zjarre aktive mbrëmë, situatë kritike në Kçiq të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

     Flakët përfshijnë Kosovën -22 zjarre aktive mbrëmë, situatë kritike në Kçiq të Mitrovicës

    Insajderi
    11 August 2025 - 08:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë gjashtë orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në Kosovë, prej të cilave 22 mbeten aktive, ndërsa 15 janë shuar dhe 52 të lokalizuara.

    Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Kçiq i Vogël të komunës së Mitrovicës, ku është kërkuar ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës (PK).

    Në operacionin e shuarjes së zjarreve në këtë zonë janë të angazhuara njësitë e zjarrfikësve nga: Mitrovica Jugore dhe Veriore, Zubin Potok, Prishtina, Vushtrria, si dhe Njësia Nacionale për shuarjen e zjarreve nga toka (GFFF).

    “Komunikimi me Qendrat Operative Emergjente (QOE – 112) dhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) është duke u zhvilluar pandërprerë për të siguruar ndërhyrje efikase në të gjitha vatrat e zjarrit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark