Në seancën Parlamentare të javës së kaluar pati një përplasje të fortë mes Flamur Nokës dhe Agron Shehajt, që shkoi deri në përplasje fizike, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD e tërhoqi me forcë deputetin Shehaj nga foltorja.
Noka e akuzon Shehajn se i shërben Erion Veliajt dhe qeverisë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Noka ka bërë disa aludime për deputetin, duke i ngritur disa pyetje. Ai deklaroi se pret përgjigjen e Shehajt dhe pastaj do të publikojë “faktet”.
I pyetur nga gazetarët se përse nuk i publikon këto informacione nëse janë të vërteta, Noka tha se do ti publikojë kur të dojë ai.
“A ka biznes me vëllain e Erion Veliajt në Itali? Ta thotë ai se pastaj do e them unë. A ka ngrënë darkë në Firence më Ëngjëll Agaçin? Nuk mund të ma quash opozitë.
Por demorkatëve që i mashtron do t’ju bëjmë me dije se kush është.
A është në hetim nga prokuroria në Friuli zotëria? A është nën hetim për mashtrim? A ka marrë leje nga Erion Veliaj? A është në thesin e qeverisë?
Ai të thotë jo për këtë dhe i nxjerr unë. I nxjerr kur më intereson, e di unë”, tha Noka.