Flamuri kombëtar i prodhuar në Kinë në takimin e Inva Mulës me Vuçiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Flamuri kombëtar i prodhuar në Kinë në takimin e Inva Mulës me Vuçiqin

    Insajderi
    24 May 2016 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për Inva Mulën, si e para shqiptare që prej vitit 1945 që do të ngjitet në skenën e Operës në Beograd, me të drejtë ky është një rast i veçantë .

    Por sipas lajmi.net gjatë takimit me kryeministrin serb, prapa saj qëndronte flamuri kombëtar shqiptar i vendosur për nder të saj nga autoritetet serbe është flamuri i çoroditur i Shqipërisë, prodhuar në Kinë.

    Sopranoja shqiptare me babanë me origjinë nga Gjakova e nënën me origjinë nga Rusia, u prit me nderime të larta nga kryeministri serb me rastin e vënies në skenë në teatrin Kombëtar të Serbisë në Beograd, të operës ‘La Boheme” të Giacomo Pucinit.

    Megjithëkëtë,  kokat e shqiponjës në këtë flamur, ishin të deformuara ashtu  siç shpesh ndodh edhe në flamujt që shiten tek tregtarët ambulantë në Shqipëri e Kosovë.

    Nuk dihet nëse një veprim i tillë mund të jetë lëshim i personelit të kryeministrisë serbe, por vlen të theksohet se një flamur i tillë me kokë të deformuar, nuk është përdorur gjatë vizitës tjetër historike në Beograd të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

    Kryeministri Rama ishte pritur në Beograd nga homologu i tij serb me flamur të rregullt

    Rama e Vuciq ne Beograd

    Siç edhe mund të shihet në njërën nga fotografitë e shumta të vizitës së Ramës në kryeqytetin serb në nëntor të vitit 2014, flamuri kombëtar shqiptar ishte i duhur dhe pa gabime në dizajnin e tij.

    Pavarësisht kësaj, duket se vetë zyrtarët shtetërorë të Shqipërisë janë aq neglizhent në këtë pikë, sa edhe vetë e përdorin flamurin kombëtar të çoroditur herë te koka e herë te bishti.

    Flamuri i katandisur në krah të ish kryeministrit Berisha në një nga mbledhjet zyrtare 

    Ish kryeministri Sali Berisha kishte mbajtur takime zyrtare me flamurin e katandisur si mos më keq, raporton lajmi.net.

    Gjithashtu,  konferencë shtypi kishte mbajtur edhe ish ministrja Majlinda Bregu me flamurin kombëtar prapa krahëve, që dukej me ‘nofull’ të zgjatur thuajse ishte pikturuar nga ndonjë fëmijë.

    Ish ministrja Bregu e cila fliste për integrimet evropiane e flamurin e shtetit të vet si mos më keq

    Flamuri-4

     

    Përveç kësaj, edhe kryeministri aktual Edi Rama ishte pritur në vizitë zyrtare në Kinë me flamurin kombëtar të deformuar.

    Gjithashtu në vizitën e tij zyrtare në Rumani në shkurtin e vitit të kaluar, flamurit kombëtar shqiptar i ishte ndryshuar bishti.

    Kryeministri aktual Edi Rama gjatë vizitës në Rumani,pritet me flamurin e deformuar në bishtin e Shqiponjës

    2120

    Me Kushtetutën e Shqipërisë, dizajni i flamurit kombëtar shqiptar është i saktësuar qartë.

    Në nenin 10, pika 2 shkruan se “2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes”. Kurse në pikën 7 të këtij neni shkruan se “Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj”.

    Gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Kinë, ai pritet me flamurin kombëtar me Shqiponjën që ‘nofullën’ e kishte të nxjerrë nga vendi

    142473

    Pavarësisht kësaj, derisa zyrtarët e Shqipërisë nuk e respektojnë vetë flamurin e tyre, nuk është çudi që nëpër botë flamuri kombëtar çoroditet e deformohet sikur të jetë një paçavure e vizatuar keq./lajmi.net

    Ky është flamuri i saktë kombëtar shqiptar sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

    Flamuri Kombetar shqiptar


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark