Flamuri Kuq e Zi tek ulëset e Vetëvendosjes në Kuvend- Zbulohet se kush e vendosi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Flamuri Kuq e Zi tek ulëset e Vetëvendosjes në Kuvend- Zbulohet se kush e vendosi

    Insajderi
    15 April 2025 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vuri flamurin shqiptar aty ku është i ulur kryeministri në detyrë Albin Kurti.

    Ndryshe, Kuvendi i Kosovës miratoi formimin e komisionit të përkokohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.

    Të 119 deputetët sa ishin në sallë, votuan për formimin e këtij komisioni.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se për 15 minuta, ky komision duhet ta kryejë punën e tij.

    Artan Abrashi është deputeti i zgjedhur i LVV-së, anëtar i këtij komisioni; Përparim Gruda nga PDK-ja; Armend Zemaj nga LDK-ja, Branislav Nikoliq nga Lista Serbe, Time Kadrijaj nga AAK, etj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark