Flamuri kuq e zi valon në Komunën e Bujanocit, ky është urimi i kryetarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flamuri kuq e zi valon në Komunën e Bujanocit, ky është urimi i kryetarit

    Insajderi
    28 November 2021 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot me rastin e 28 Nëntorit, flamuri kombëtar është ngritur edhe në Komunën e Bujanocit, nga kryetari i kësaj komune, Nagip Arifi.

    Arifi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka uruar të gjithë shqipëtaret.

    “Me shpresën që një ditë rreth këtij flamuri do të bashkohen të gjithë shqiptarët, Ju uroj përzemërisht Ditën e Flamurit!”, ka  shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Bashkëkombasë të dashur, Urime Dita më e shenjtë shqiptare, 28 Nëntori – Dita e Flamurit.

    Edhe këtë herë, edhe pse e ndaluar ligjërisht, flamuri jonë kombëtar do të valojë në godinën e komunës për të kujtuar lavdinë dhe historinë tonë. Të kaluarën tonë të lavdishme e kujtuam edhe duke vënë kurora lulesh të varret e Komandant Lleshit, Besim Faikut dhe Jonuz Musliut. Me shpresën që një ditë rreth këtij flamuri do të bashkohen të gjithë shqiptarët, Ju uroj përzemërisht Ditën e Flamurit!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark