Flamuri kuq e zi vendoset në këtë komunë të Luginës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flamuri kuq e zi vendoset në këtë komunë të Luginës

    Insajderi
    28 November 2021 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e festës së Flamurit, përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, flamuj kuq e zi janë vendosur sot në ndërtesën e Komunës dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc, njofton portali bujanovacke.co.rs

    Siç thuhet, flamurin shqiptar në ballkonin mbi hyrjen e administratës komunale e ka vënë kryetari Nagip Arifi, ndërsa kjo është duartrokitur nga këshilltarët e shumicës shqiptare në Kuvend.

    Përveç flamurit të Shqipërisë, aty qëndron edhe flamuri serb dhe ai i Bashkimit Evropian.

    Më herët, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, ka vënë në pah flamurin shqiptar në ballkonin e ndërtesës së Këshillit në qendër të Bujanocit.

    Festimi i 28 Nëntorit ka vijuar me një akademi ceremoniale në Shtëpinë e Kulturës.

    Deputeti  Shaip Kamberi tha në Parlamentin serb në fillim të kësaj jave se shqiptarët kurrë nuk do të heqin dorë nga simboli dhe identiteti i tyre kombëtar, duke cituar disa vargje të himnit shqiptar.

    Për shkelje të ligjit, policia serbe në disa raste në vitet e kaluara i ka ndjekur penalisht Ragmi Mustafën, zyrtarë dhe drejtorë të institucioneve publike, të cilët janë dënuar me gjobë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark